Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Hazard: "Te Real Madrid të humbasësh një ndeshje është një katastrofë"

Lapsi.al 16 September 2019
Hazard: "Te Real Madrid të humbasësh një ndeshje

Eden Hazard realizoi ëndrrën e tij. Ndërkombëtari belg më në fund arriti të firmoste me Real Madrid këtë verë, por një dëmtim e pengoi të bënte një fillim mbresëlënës të sezonit, ndërkohë që shpreson të luajë kundër PSG të mërkurën. Në një intervistë për UEFA para debutimit të tij në Champions me Real Madrid, Eden Hazard pranoi se presioni i rezultateve nuk është njësoj si në Spanjë dhe në Angli.

"Unë mendoj se tifozët këtu janë vërtet tifozë. Në Angli nuk ka shumë tifozë, njerëzit e duan futbollin, por nuk janë aq fanatikë për ekipet e tyre. Në kohën kur isha te Chelsea dhe ne humbnim,ndjenim zhgënjim, ashtu edhe tifozët, por kurrë nuk mendoja se ishte katastrofë. Është ndryshe në Spanjë. Futbolli është gjithçka për ta dhe u takon lojtarëve të japin gjithçka”, tha ndërkombëtari belg.

Eden Hazard zbuloi objektivat tij për sezonin e parë me Real Madrid në planin personal: "Unë kam punuar gjithmonë vetëm në fushë. Sigurisht, kur je në një klub si ky, duhet të fitosh dhe duhet të marrësh pikë. Unë gjithmonë jam sjellë në të njëjtën mënyrë dhe kjo është ajo që do të përpiqem të bëj përsëri. Do të përpiqem të argëtohem sa më shumë në fushë dhe e di që nëse e bëj këtë, rezultatet do të vijnë. Në këtë klub të madh, unë dua t’i bëj njerëzit të më shohin më shpesh, të fitoj ndeshje dhe të shënoj gola. Është pak a shumë ajo që bëra te Chelsea, por do të përpiqem ta bëj përsëri te Real Madrid edhe më mirë nëse është e mundur ".

"Ishte në planet e mia të vija këtu. Kur isha te Chelsea, unë e dija që ëndrra ime ishte të luaja për këtë klub një ditë. Nuk prisja të luaja te Chelsea për shtatë vjet, por në fund, gjithçka shkoi mirë dhe unë pata fatin të fitoja diçka çdo vit. Mendoj se kjo është arsyeja pse qëndrova kaq gjatë atje. Tani është një ëndërr për mua të jem këtu dhe shpresoj të përfitoj në maksimum", shtoi ish-lojtari i Chelsea.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI