Flash

Cristiano Ronaldo shpërthen në lot: "Babai im i alkolizuar, nuk arriti të shihte cfarë jam bërë"

Lapsi.al 16 September 2019
Cristiano Ronaldo shpërthen në lot: "Babai im i alkolizuar, nuk
Një Cristiano Ronaldo kështu nuk ishte parë kurrë. Kampioni portugez ka shpërthyer në lot në mikrofonët e Good Morning Britain. Motivi? Kujtimi i të atit, që i mungon që nga 2005: "Trishtimi më I madh për mua – ka rrëfyer sulmuesi bardhezi – është të di që im atë nuk e pa dot kurrë atë që jam bërë". "Jam bërë numri 1 në botë e ai nuk e mësoi dot". Cristiano Ronaldo nuk është vetëm kampioni gjakftohtë që të gjithë njohin, sulmuesi që me golat e tij entuziazmon tifozët në mbarë botën, ka edhe një anë tjetër. CR7 është edhe një bir, i aftë të tregojë anën e tij më të brishtë e të fshehur të karakterit të tij. Duket qartë në intervistën ekskluzive për Good Morning Britain, që do të transmetohet vetëm të martën. Kujtimi i të atit prek kampionin, që keqardhjen më të madhe e ka se nuk arriti ti tregonte atij cfarë ishte bërë: "Ai nuk më pa kurrë të fitoja cmime. Pjesa tjetër e familjes po, mamaja, vëllezërit, edhe djali im më i madh. Por ai jo..."

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI