Flash

Elis Bakaj lider tek Shakhtar Soligorsk: 9 gola por asnjë mesazh nga Reja

Lapsi.al 15 September 2019
Elis Bakaj lider tek Shakhtar Soligorsk: 9 gola por asnjë mesazh nga Reja

Dy ndeshjet eleminiatore kundër Francës e Islandës kaluan, por tetori vjen shpejt dhe ndoshta një sulmues në moment forme optimale mund ti duhet kombëtares. Edy Reja deri tani ka zgjedhur gjithnjë mes pesë emrave, që kanë qarkulluar në bazë të formës, por ndoshta është momenti që tekniku italian ta zgjerojë pak gjeografinë e zgjedhjeve, duke hedhur sytë edhe nga Elis Bakaj.

Sulmuesi shqiptar ka qenë përcaktues edhe në sfidën e javës së 21-të të kampionatit bjellorus, duke vendosur ndeshjen kundër Isloch Minsk, me golin e minutës së 64. Shakhtar Soligorsk ka marrë tre pikë të rëndësishme në garën për titull, në një transfertë delikate, falë golit të fantazistit shqiptar, që e coi kuotën personale në 9 gola në kampionat. Suksesi i 7 radhazi për Soligorsk, që pozicionohet në vendin e 3, me pikë të barabarta me Bate Borisov dhe me 5 pikë më pak se kryesuesit e Brest, të cilët kanë zhvilluar një ndeshje më shumë.

Bakaj me kuqezinjtë nuk është se ka patur impakt të madh, me 27 ndeshje në total, nga të cilat 19 janë miqësore, ku ka shënuar edhe një gol. Vetëm në 7 kualifikuese për Europianin dhe një për Botërorin, Bakaj është preferuar në fushë nga trajnerët e kombëtares, ndërsa debutimin e ka bërë në nëntor 2007. Me minutat e pakta që kanë në këmbë sulmuesit kombëtres, ndoshta një si Bakaj, apo edhe Cekici mund ti ishte komod Rejas.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI