Flash

Acid, fishekzjarr e 12 të plagosur në derbin mes Koln e Gladbach

Lapsi.al 15 September 2019
Acid, fishekzjarr e 12 të plagosur në derbin mes Koln e Gladbach

Gjithnjë ka qenë një nga ndeshjet më të rrezikshme të Bundesligës. Një ndeshje problematike, që policia e përballon me përqendrimin maksimal. Ishin rreth 1800 agjentët e impenjuar në derbin mes Koln e Borussia Moenchengladbach, fituar nga miqtë 1-0, por nuk mjaftuan për të evituar problemet. Në pikën që ndeshja është pagëzuar nga disa media gjermane si “derbi i helmatisur”.

Episodi më i rëndë është regjistruar pak sekonda nga fishkëllima finale: është hedhur një fishekzjarr në tifozët e Kthesës së Jugut të Koln: 12 persona, mes fotografëve, steëard e vullnetarëve kanë përfunduar n spital. Policia, falë imazheve, ka dalluar autorin e dyshuar dhe duke ndërhyrë në sektor e ka arrestuar. Personi është akuzuar për dëmtime të qëllimshme. Në 2014, për një episod të ngjashëm, një tifoz u detyrua të paguajë 20 mijë euro gjobë (në Gjermani, nëse dallohet autori, nuk janë klubet që paguajnë sanksionet). Para ndeshjes ishte hedhur acid butirik tek sektori i miqve e në të gjithë zonën u shpërnda një erë e keqe. Edhe jashtë stadiumit u regjistruan probleme: një kilometër nga fusha e lojës një polic rrezikoi të shtypej nga një 27 vjecar që nuk donte të ndalonte në kontroll.

Bëri jehonë ajo që ndodhi në 14 shkurt 2015: derbi, që u zhvillua për Shën Valentin, u bë një spot për urrejtjen e dhunën. Edhe në atë rast Gladbach fitoi 1-0, duke shënuar golin në minutën e fundit. Në përfundim të ndeshjes disa tifozë të grupit Boyz, u futën në fushë, duke tentuar të futeshin në sektorin e miqve. Duhej të ndërhynte policia, e pati përplasje e të arrestuar. Histori të trishta që ndodhin shpesh në derbin mes Koln e Borussia Moenchengladbach.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI