Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Video/ Sensi udhëheq Inter në krye të Serie A: zikaltrit mposhtin një Udinese me 10 lojtarë

Lapsi.al 14 September 2019
Video/ Sensi udhëheq Inter në krye të Serie A: zikaltrit mposhtin

Një metër e 68 e me nuhatje të madhe për gol i mjaftojnë Stefano Sensi për të vendosur, në goditjen me kokë, sfidën e Inter kundër Udinese, në një ndeshje të shënjuar edhe nga kartoni i kuq për de Paul në të 35' për një shuplakë ndaj Candreva: përfundoi 1-0 e zikaltrit fluturojnë në krye të klasifikimit me pikë të plota pas tre javë të para.

Sfida u hap me shtyllën e Politano, i preferuar nga Conte për Sanchez, por më pas sulmet zikaltër u bënë më pak efikasë, ndërsa kundërsulmet friulane arrijnë të krijojnë panik. Në momentin më të mirë të të besuarve të Tudor, de Paul, mes protagonistëve pozitivë të ndeshjes deri në atë moment, reagon ndaj një kontakti e godet Candreva me shuplakë: Mariani pasi pa gjithcka me Var nuk ka dyshime dhe tregon kartonin e kuq. Superioriteti numerik shihet e ndjehet dhe në të 44' shtatshkurtri Sensi godet me kokë krosimin e Godin, duke e dërguar në rrjetë.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/09/inter-gol-udine.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë Conte largoi Barella, ndoshta shumë nervoz, e hodhi në fushë Gagliardini, por edhe Tudor duhet ti këte orientuar mirë të tijtë, që me një lojtar më pak nuk është se vuajtën. Udinese mbajti mirë fushën dhe në të 52 i shkoi pranë barazimit me Lasagna, që i vetëm përballë Handanovic nuk arriti të shënojë. Me kalimin e minutave tekniku i Inter i dha mundësinë edhe Lautaros për Lukaku dhe në minutën e 80, në vend të Politano, bëri debutimin Alexis Sanchez. Rezultati nuk ndryshoi, por Inter e Conte fituan përsëri.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI