Flash

Conte sulm direkt Juventus dhe Sarrit: "Të qetësohet, tani është nga ana e të fortëve"

Lapsi.al 15 September 2019
Conte sulm direkt Juventus dhe Sarrit: "Të qetësohet, tani

Antonio Conte i veshi ngjyrat zikaltër në 31 maj e nuk i ka hequr më. Sot, ashtu si i pëlqen ta thotë, ai është tifozi numër 1 i Inter e kur është në konferencën për shtyp nuk ngurron të nxjerrë kthetrat për të gërvishtur Juventus e trajnerin e tij Maurizio Sarri. Tekniku bardhezi pas barazimit 0-0 në Firenze, u ankua për efektet e të nxehtit, duke nënvizuar diferencën e të luajturit në 15 (si skuadra e tij) e në 20.45 (si Inter) e Conte i është përgjigjur kështu.

"Nuk dua të them asgjë - kërcënoi tekniku i Inter -, sepse përndryshe do të na duhet të përfshijmë bilancet e gjendjen e pasurisë". Por pas kësaj Conte dicka thotë dhe është një sulm direkt ndaj ish-skuadrës së tij: "Them që dikush duhet të qendrojë i qetë sepse tani është nga ana e të fortve”. Referimi ishte i qartë për deklaratat e Sarri kur ishte trajner i Napoli e shpesh e vinte theksin tek pushteti i Juventus. Conte nuk e ka harruar. Në pritje të 6 tetorit, derbi i Italisë që duket si sfidë titulli, është ndezur që tani.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI