Është mbrojtja, celësi i triumfit spanjoll dhe ajo që e bëri punën e Scariolo në pankinë edhe më të jashtëzakonshme. Spanja e mbylli turneun si mbrojtja më e mirë, e finalja kundër Argjentinës është treguesi: kundërshtarët të mbajtur në 36% të fushës në aktin përfundimtar, dominuar 47-27 në rebound, të ndihmuar nga 9 rekuperime e 8 bllokime në 14 topa të humbur. Furitë e Kuqe fituan si një skuadër e konsoliduar, pavarsisht se po kryejnë një ndryshim brezash. Përralla e Argjentinës përfundon në lot: ato të hidhërimit për një finale të luajtur nën pritshmëritë, duke treguar vetëm në pjesën e fundit atë që e kishte transformuar skuadrën e Hernandez në të parezistueshme kundër Serbisë në cerekfinale e Francës në gjysëmfinale. Argjentina bëri dicka të jashtëzakonshme në Kinë, e jo vetëm sepse Scola në moshën 39 vjecare u bë epiqendra e një grupi që premton të përsërisë mrekullitë. Edhe pse në finale mungoi dicka për të fituar.? Un momento MÁGICO ‼️ El capitán @rudy5fernandez levantando la ? de CAMPEONES DEL MUNDO ? #LaFamiliaEsOro por 2⃣ vez ❤️#SelMAS ?? #SomosEquipo pic.twitter.com/x9yzGAOyTV
— Baloncesto España (@BaloncestoESP) September 15, 2019