Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Partizani nuk ka hap kampioni: Lerda bëj kujdes, shifrat janë tregues

Lapsi.al 15 September 2019
Video/ Partizani nuk ka hap kampioni: Lerda bëj kujdes, shifrat janë

Laçi nuk ka qenë asnjëherë fushë e favorshme për Partizanin, por humbja e marrë 1-0 përballë kurbinasve këtë herë ka ngjyrim edhe më të trishtë. 6 pikë në katër ndeshje janë shumë pak për një skuadër që kërkon të rikonfirmohet kampion, dolën kokëulur prëballë ish-trajnerit të tyre Sulejman Starova dhe e shohin Tiranën katër pikë larg pas katër javëve të para. Më keq se kaq...

Pa Solomon, Lerda iu kthye sulmit të lehtë Bardhi-Asani, por ndoshta nuk ishte gjetja e duhur në një fushë të ashpër si ajo e bardhezinjve: “Solomon ishte i skualifikuar, Braun erdhi nga kombëtarja tre ditë më parë, nuk u stërvit siç duhej dhe ishte e pamundur të luante nga minuta e parë - u justifikua italiani -. Mes Ekubanit dhe Bardhit, zgjodha të dytin, pasi ai i njeh më mirë këto fusha ashtu si Çinari apo Asani“.

Për më tepër lacjanët ishin të karikuar nga mungesa e pikëve: 1 në tre javët e para, deri kur erdhi Partizani. Regi Lushkja vendosi sfidën me një goditje nga distanca në minutën e 60-të, që nuk i la asnjë mundësi portierit Hoxha, por e gjithë performanca e kryeqytetasve ishte për tu harruar: “E dinim që ishte një fushë shumë e vështirë dhe Laçi është një skuadër e fortë dhe e kishim përgatitur ndeshjen kështu. Pjesën e parë shumë pak i jemi afruar portës, në pjesën e dytë jemi ndëshkuar nga një gol që erdhi nga një dyluftim i humbur në mesfushë, është një ndeshje që na bën të reflektojmë. Duhet të bënim më shumë”.

Duhet, por nuk e bënë dhe tani shifrat janë inferiore ndaj skuadrës që Gega e shpalli kampion. Luhatjet e Kukësit, pabesueshmëria e Teutës do të ishin ilac për Partizanin, nëse nuk do të ishte për Tiranën. Bardheblutë fluturojnë dhe kanë marrë një pikë më shumë për cdo ndeshje të luajtur, duke e bërë peshoren të anojë nga ana e tyre.

Partizani i shumë investimeve, po duket një fotokopje e italianizimit që iu bë në kohën e Luciano Moggi, atëherë dështimi ishte katastrofik, por nëse gjërat nuk ndryshojnë, pak diferencën duket se do të ketë nga epoka e dytë e përtej Adriatikut.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI