Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Bylis përmbys Kukësin: golashënuesin më të mirë ka...portierin

Lapsi.al 15 September 2019
Video/ Bylis përmbys Kukësin: golashënuesin më të

Tre rezultate pozitive radhazi, dy fitore të njëpasnjëshme Bylisi, dy gola radhazi Isli Hidi. Skuadra e Dovedan duket se ka nisur kampionatin në mënyrën që kërkon trajneri, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe duke treguar dhëmbët përballë një kundërshtari prestigjoz si Kukësi. Blutë e Shpëtim Duros pësojnë në “Adush Muça” humbjen e parë në katër javë, duke u përmbysur nga mallakastriotët: "U duk sikur e morëm lehtë pas golit të shënuar - shpjegoi tekniku -, por hasëm në vështirësi për fajin tonë. Nuk shtruam lojën, nuk morëm lojën në kontroll si rezultat i agresivitetit të Bylisit. Kur nuk ecën loja, ka edhe momente nervozizmi".

Bylis po rezulton, ashtu si mendohej, surpriza e bukur e kampionatit. Pas likuidoi Skënderbeun në Korcë ja edhe fitorja e parë në Ballsh, përballë një pretendenti si Kukësi. Avantazhi i Limajt në të 16 me goditje dënimi është venitur nga goli i dytë radhazi i Isli Hidit. Përsëri nga pika e bardhë, portieri i Bylis tregohet i ftohtë nga 11 metra duke u bërë shënuesi më i mirë i mallakastriotëve.

Kukësi tentoi të reagonte, por godjen e marrë e ndjeu, sidomos me mungesat e rëndësishme që kishte. Hapësirat u bënë të mëdha dhe Bylis i shfrtyëzoi me fantazinë e Murataj dhe fatin e Guindos në devijim. Një gol pikërisht që nga ata që të lënë pa frymë, në minutat e fundit të lojës, e që vlejnë tre pikë. "E kam thënë që të gjithë kundërshtarët duhen respektuar - vijoi Duro -. Mund të marrësh rezultat negativ si ne sot me Bylisin. Më vjen keq sepse e nisëm në avantazh. Nuk luajtëm mirë, nuk e menaxhuam avantazhin. Humbëm shumë topa përpara. Nuk i dhamë frymëmarrje skuadrës. U ndëshkuam në fund nga një pakujdesi".

Pakujdesi apo jo, për Bylis cdo gjë ishte pozitive përvec faktit që duhet të bëjë pa kapitenin Murataj në ndeshjen e ardhshme, si pasojë e kartonit të dytë të verdhë të marrë nga fantazisti. Por me një portier golashënues dhe me një trajner që ka fituar konfidencë, Bylis i gëzohet 7 pikëve në katër javë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI