Flash

Video/ Var, penalltia e Piatek thyejnë Veronën me 10 lojtarë: lodhje e madhe për tre pikët nga Milan

Lapsi.al 15 September 2019
Video/ Var, penalltia e Piatek thyejnë Veronën me 10 lojtarë:

Milan fiton në Verona me rezultatin 1-0 falë penalltisë së Piatek. Por kuqezinjtë nuk bindin, përkundrazi. Verona ishte shumë agresive, por edhe fëmijënore si në rastin e minutës së 21', kur ndërhyrja e rrezikshme, por fare e kotë e Stepinski, e lë Hellas në inferioritet numerik: taka në fytyrën e Musacchio dhe karton i kuq. Arbitri Manganiello në të vërtetë i dha të verdhë në fillim, por pas ndërhyrjes së Var, e ndryshoi vendimin e tij në të kuq.

11 kundër 10 Milan nuk krijoi praktikisht asgjë, madje Verre frikësoi Donnarumma me një kontroll e goditje që kaloi ngjitur me shtyllën. Giampaolo provoi kartën Rebic (në debutim) për Paquetà. Kroati nuk la gjurmë, ndërsa Calabria e Verre shkëmbejnë shtyllat në tre minuta. Fati i buzëqeshi kuqezinjve në të 67', kur goditja e Calhanoglu preku krahun e Gunter, që për Manganiello ishte penallti.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/09/milan-1.mp4"][/video]

Piatek zhbllokoi ndeshjen, duke i dhën fund thatësirës me Milan, që zgjaste nga maji. Në avantazh, skuadra e Giampaolo administroi, ndërsa pa ti dilte edhe kundër Var, kur anulloi golin e dytë të Milan, për një faull të Piatek. Por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me episodin e sekondave të fundit: Calabria pengon Pessina, arbitri e nxjerr me të kuqe, por jep faull në hyrje të zonës, në kohën kur dukej se ishte brenda. Var nuk e korigjoi dhe shpresat e Hellas u shuan bashkë me të majtën e Veloso që u përplas në barrierë.

ITALY - SERIE A

Genoa 1 - 2 Atalanta

Brescia 3 - 4 Bologna

Parma 1 - 3 Cagliari

SPAL 2 - 1 Lazio

Roma 4 - 2 Sassuolo

Verona 0 - 1 Milan

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI