Flash

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

F1/ Vettel duhet të bëjë kujdes: një tjetër penalitet sjell një GP skualifikim

Lapsi.al 16 September 2019
F1/ Vettel duhet të bëjë kujdes: një tjetër penalitet

Në Singapor, Sebastian Vettel është i detyruar të kërkojë kthsën për të mbyllur sa më mirë të jetë e mundur pjesën e fundit të një sezoni zhgënjyes. Një vit i komplikuar në të cilin shoku i skuderisë Charles Leclerc ka arritur të marrë dy fitore në vitin e parë me Ferrarin, në kohën që gjermani se ka provuar ende shijen e suksesit. Por Vettel jo vetëm duhet të shtyjë në maksimum, për të përfunduar garën përpara Hamilton e të tjerëve, por duhet edhe të ketë kujdes mos të kryejë gabime të tjera. Rrotulimi i bërë në kthesën Ascari në Monza, që solli kontaktin me Racing Point të Lance Stroll, në fakt, i ka kushtuar një penallti prej 10 sekondash në bokse, e mbi të gjitha tre pikë penaliteti në patentën e superlicencës. Rasti i panumërt, mes 2018 e 2019, që e ka bërë gjermanin të arrijë në kuotën 9 nga 12 pikët e lejueshme. Kështu, mjafton një tjetër sanksion prej tre pikësh e për Vettel do të ketë një GP skualifikim. Për të evituar që kjo të ndodhë, Vettel duhet të drejtojë me shumë kujdes deri në GP e Japonisë në 13 tetorin e ardhshëm e të evitojë thyerje të rregullave si në Singapor ashtu edhe në Sochi. Nëse gjithcka shkon mirë, në Suzuka do të përfundojë gabimi i 19 tetorit 2018 në Austin, në Shba (tejkalim shpejtësie në regjimin e flamurit të kuq) e piloti gjerman mund të marrë frymë lirisht.

Lajmet e këqija nuk mbarojnë këtu. Që kur patenta me pikë është futur në F1, Sebastian Vettel është piloti më 'i keq', duke lënë pas (24 me 21) Max Verstappen e Romain Grosjean. Penalitetet filluan në provat e treta të lira të GP të Kanadesë 2015, deri në atë të fundit në Monza. Shumë në krahasim me atë të kampionit aktual F1 Lewis Hamilton (në kuotën 6) ose pilotit të Renaut Daniel Ricciardo (7). Janë më agresivë Valterri Bottas (12), Nico Hulkenberg (14) dhe Sergio Perez (16). Si funksionon Superlicensa është shumë e thjeshtë. Nëse merret një dënim, ajo skadon pas një viti fiks. Gjatë kësaj kohe nuk duhet të merren katër (d.m.th 12 pikë në lejen e drejtimit) përndryshe bëhet skualifikimi në Cmimin e Madh të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI