Flash

Insigne paralajmëron Liverpool: "Klopp më sjell gjithnjë fat..."

Lapsi.al 16 September 2019
Insigne paralajmëron Liverpool: "Klopp më sjell gjithnjë

Pas fitores së arritur në San Paolo kundër Sampdoria, për Napolin e Carlo Ancelotti është koha të mendojë për Champions League e supersfidën kundër kampionëve në fuqi. Kundër Liverpool do të luhet përsëri në San Paolo e Lorenzo Insigne ndez motorët, duke pickuar teknikun e Reds: "Klopp më sjell gjithnjë fat" ka deklaruar sulmuesi i të kaltërve për emisionin 'Il Mattino'.

"Vitin e kaluar fituam piëkrisht ndaj Liverpool në San Paolo – ka thënë ai – I kërkoj tifozëve tanë të na mbështesin si një vit më parë. Synoj të bëj një përfaqësim të mirë, para se gjithash skuadra, por edhe unë individualisht: Klopp më sjell fat. Shpresojmë të funksionojë përsëri..."

"Ëndërra ime? Të shkoj në finale e ta fitoj", rrëfeu Insigne, që nuk vuri limite: "Shpresoj që Napoli të mund të jetë surpriza e Champions League, por janë të gjithë skuadra të forta e shumë të përgatitura. Luajmë kundër kampionëve të mëdhenj e është më e vështirë në krahasim me kampionatin, që zgjat më shumë. E rëndësishme është ta përballojmë në mënyrën e duhur".

Në fund numri 24 është përqendruar tek e ardhmja e tij, duke u betuar për besnikëri ndaj ngjyrave të Napolit: "Zgjedhja për ti besuar Mino Raiola? Dua të qartësoj dicka: nuk zgjodha atë për tu larguar nga Napoli. E kam thënë gjithnjë se dua të qendroj e do të mundohem të jap maksimumin për këtë fanellë".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI