Flash

"Përfundova në lumë me makinë": mbrojtësi i West Ham tregon momentin më të frikshëm në jetë

Lapsi.al 16 September 2019
"Përfundova në lumë me makinë": mbrojtësi i

Të gjesh momentin më të vështirë në jetë ndonjëherë nuk është punë e lehtë, por jo për Angelo Ogbonna, që përfundoi me makinën e tij brenda në lumë. Ndodhi 11 vjet më parë e mbrojtësi italian i West Ham e ka zbuluar në një intervistë për Mirror. Ish-qendra e Torino e Juventus rrëfeu: "Jam me fat që jam këtu duke folur. Po ngisja makinën drejt aeroportit në mes të natës e më zuri gjumi. U zgjova dhe e kuptova se isha në krahun e kundërt të rrugës , por ishte aq e shpejtë, godita barrierën dhe përfundova në lumë".

Në këto situata, rastësia është vendimtare dhe Ogbonna është shpëtuar nga një shofer tjetër: "Isha kaq me fat që dikush nuk ishte shumë larg, pas meje, e pa makinën time të zhdukej. Thërriti ndihmën e shpejtë e duhet ta falenderoj për gjithë jetën. Por nuk i di as emrin, nuk e kam parë më. Për këtë dua ti them të gjithëve të respektojnë jetën e tyre", ka thënë Ogbonna për tabloidin anglez.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI