Flash

Është 13 vjeç, quhet Kristian Shevchenko dhe luan te Chelsea. Ka lindur një yll?

Lapsi.al 17 September 2019
Është 13 vjeç, quhet Kristian Shevchenko dhe luan te Chelsea.

Nga Andriy te Kristian. Dhe nëse e keni mbiemrin e Shevchenko, shanset për t'u bërë yll i futbollit mund të rriten. Gjenetika e thotë. Tani, djali thuajse 13-vjeçar, i dyti nga katër djemtë që ish sulmuesi i Milan dhe Chelsea ka me modelen Kristen Pazik, duket se është i destinuar. Kristian lindi një ditë pas golit të madh të të atit në fitoren 4-0 të Chelsea kundër Watford në vitin 2006. Një gol të cilin Sheva i sapoardhur në Londër, pasi kishte fituar gjithçka me Milanin, dhe shokët e tij të skuadrës Lampard, Cole dhe Drogba e festuan nën ritmin e "rock the baby". Rezultati? Sot ai fëmijë luan futboll me rezultate të shkëlqyera, në Akademinë e Chelsea. Thonë se talenti është gjithçka. "Kjo është një shkollë shumë e mirë e futbollit, e cila ka sjellë më shumë se një duzinë lojtarët të nivelit të lartë", tha Andriy në një intervistë për faqen ukrainase Vesti.ua. Dhe tani Kristian është "diskutuar" nga ekipe të ndryshme kombëtare të të rinjve.

Djali ka një pasaportë britanike (ai ka lindur në Londër) dhe për këtë arsye mund të luajë me ekipin kombëtar të Tre Luanëve. Por jo vetëm. Ai mund të zgjedhë Ukrainën (kombëtaren e të atit, për të cilën Andriy shënoi 48 gola në 111 ndeshje duke u bërë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave) ose Shtetet e Bashkuara dhe Poloninë falë nënshtetësive të nënës së tij. "Unë do të doja të përballesha me një zgjedhje të tillë. Do të dëshiroja shumë - tha Sheva-. Nëse ekziston një zgjedhje e tillë, atëherë do të flasim për të". Duket se problemi është shtyrë, me pak fjalë, por futbolli mund të ketë një Sheva tjetër. Dhe, tani për tani, ky tingëllon si një lajm i shkëlqyeshëm.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI