Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Gjiganti Haland: një gol çdo 43': gjysma e Europës në ndjekje të 19 vjeçarit

Lapsi.al 18 September 2019
Gjiganti Haland: një gol çdo 43': gjysma e Europës në

Erling Braut Haaland ka lirshmërinë e një djaloshi 19 vjeçar. "Të gjithë e pamë Ajax vitin e kaluar, do ishte bukur të bënin si ata: është e vështirë, por gjithcka ësht e mundur". Salsburg shkatërroi 6-2 Genk e në vetëm një pjesë loje gjiganti 194 centimetra shënoi tre herë në debutimin në Champions League. Një përrallë e vërtetë. "Kishim fituar 7-2 ndeshjen e fundit të kampionatit e kjo do të thotë se jemi të fortë. Thonë se për ne Liga austriake është e lehtë. Epo ja, fituam edhe në Champions".

Këto tre gola ndoshta kanë shërbyer për të përforcuar bindjen, por Haaland ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të rëndësishme europiane. I ardhur tek Salsburg prej pak kohe, bëri prezantimin e tij në përballjen e dyfishtë në Europa League të sezonit të kaluar kundër Napolit, duke luajtur vetëm 5 minuta në fitoren 3-1 të austriakëve në kthim.

Por bota e futbollit u kujtua për të në maj, kur në një ndeshje të vetme i shënoi 9 gola Hondurasit me fanellën e Norvegjisë në Botërorin Under 20, por ajo që bëri të martën ka një tjetër shije për të e tjetër peshë për ata që e shohin. "Gjëja më e çmendur e jetës sime: më ishte ngritur lëkura përpjetë kur hyra në fushë".

Por jo sepse nuk është mësuar të bëjë gola. Lëvizje prej qendërsulmuesi të vërtetë, shpejtësi, fizik imponues: ndaj Genk shënoi tre gola, dy gati fotokopje, por ajo që impresionon më shumë është se nga fillimi i sezonit ka realizuar katër tregolësha për një total prej 17 gola në 9 ndeshje, një cdo 43 minuta, duke i shtuar shifrave edhe 5 asist. Pas tregolëshit të parë në kampionat ndaj Wolfsberg, bëri shaka: "Sot topi i ndeshjes do të jetë e fejuara ime". Por ndryshoi 4 në 40 ditë: Hartberg, Parndorf e në fund Genk kanë qenë viktimat e urisë së tij për gol.

Interesante të mendosh që në 2018 i është ofruar Romës, Inter e Juventus në janar për 3-4 milionë, kur luante për Molde. Salsburg e mori për 5 e tani vlen 12, por me këto ritme dhe me interesin e gjysmës së Europës për gjigantin norvegjez vlera mund të rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI