Flash

Skandali/ Barcellona i rrëmbeu Atleticos parregullsisht Griezmann... gjykatësi e dënon me... 300 euro

Lapsi.al 18 September 2019
Skandali/ Barcellona i rrëmbeu Atleticos parregullsisht Griezmann...

Treqind euro, një gjobë, nëse mund të quhet e tillë, tallëse për arkat e Barcelonës. Duket se kjo është zgjidhja për çështjen Griezmann, që trazoi Spanjën për gjithë verën. Atletico Madrid, në fakt, kishte denoncuar Barcelonën se kishte kontaktuar një futbollist nën kontratë pa autorizimin e tyre, në një periudhë në të cilën klauzola zgjidhëse e kontratës së francezit ishte fiksuar në 200 milionë, e jo 120, vlerë në të cilën zbriti nga 1 korriku e më pas. Tani gjykatësi Juantxo Landaberea ka propozuar pagesën e sanksionit ose mbylljen e Camp Nou për një ditë.

Një sanksion ekonomik qesharak. Sipas asaj që bën të ditur El Mundo, gjoba shumë e ulët derivon nga fakti që Atletico nuk ka prodhuar prova të tjera përvec atyre të cituara në shtyp. Klubi colchoneros ka kërkuar me insistim 80 milionë të diferencës së cmimit të klauzolës, duke shpjeguar se fjalët e Griezmann e sjellja e mbajtur nga Barça janë sinjale të qarta të faktit se ekzistonte një tratativë e merkatos kohë më parë.

Por gjykatësi vendosi, duke e përcaktuar qendrimin e tij referuar Kodit të Disiplinës së Federatës spanjolle. Camp Nou mund të mbetet mbyllur për një ditë ose Barcellona duhet të fusë duart në xhep e të paguajë...300 euro!

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI