Flash

Ultrasit e Sampdoria sulmojnë presidentin jashtë restorantit: Ferreron e shpëton policia

Lapsi.al 19 September 2019
Ultrasit e Sampdoria sulmojnë presidentin jashtë restorantit: Ferreron

Vazhdon tensioni i lartë mes tifozëve dhe presidentit të Sampdorias Massimo Ferrero. Pas shkrimeve kërcënuese që u shfaqën të mërkurën në mëngjes në qendrën stërvitore të dorianëve në Bogliasco ("Ferrero pabuks, ruaju pas shpine"), në mbrëmje vonë rreth 50 ultras të Sampdorias janë mbledhur jashtë një restoranti në zonën e Genova, San Desiderio, ku Ferrero po darkonte me teknikun Eusebio Di Francesco e drejtorin sportiv Carlo Osti.

Tifozët kanë nisur të fyejnë presidentin që, duke parë se tensioni ishte shumë i madh, është detyruar të thërrasë policinë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja gjenoveze Secolo XIX, vetëm falë ndërhyrjes së disa patrullave pronari i Sampdorias ka mundur të largohet nga zona e restorantit.

Ndërkohë, mbi parrullat që u shfaqën në Bogliasco po heton policia që ka analizuar edhe imazhet e telekamerave të sigurisë. Ferrero kontestohet nga tifozët më të nxehtë të Sampdorias, për mungesën e shitjes së shoqërisë, grupit të përfaqësuar nga Gianluca Vialli. Numri 1 i klubit krkon një shifër mes 90 e 95 milionë euro.

Të këshilluara

Lerda: "Partizani nis kthesën ndaj Bylis"

Shifrat nuk janë optimiste, performancat në kampionat gjithashtu, por fitorja në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Vorës 0-3 ka sjellë entuziazëm në...

15:08

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI