Flash

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Duro ngre zërin dhe tregon episodet kundër: "Arbitrat po na dëmtojnë"

Lapsi.al 20 September 2019
Duro ngre zërin dhe tregon episodet kundër: "Arbitrat po na

Nuk është nga ata që preferojnë të flasin për arbitrimin, por pas ndeshjes së dytë me episode kundër, Duro flet hapur se në dy ndeshjet që skuadra e tij nuk ka fituar është dëmtuar nga situata të dukshme, që kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjes, pavarësisht se nuk ngurron ta quajë ndeshjen me Bylis, si më të dobtën që Kukësi ka zhvilluar nën drejtimin e tij.

“Mund të them se ka ndikuar plotësisht - tha Duro - . Më vjen keq sepse kundër Lacit ishte një 11 meëtërsh i pastër, i parë nga të gjithë përvec arbitrit, por edhe kundër Bylis ishin dy penallti të padhëna për ne në pjesën e dytë, ndërkohë që penalltia ishte një simulim i pastër i Goxhajt”.

Në dy ndeshjet e kontestuar Kukësi ka marrë vetëm një pikë, atë në Lac në barazimin 1-1, ndërsa tani vjen përplasja me kryesuesit e kampionatit, Tiranën. Ndoshta nuk është momenti ideal për Kukësin, por është një ndeshje për të mos u humbur. “Fitorja nuk është një detyrim, jo më Tiranën, por edhe me një skuadër dytësore nuk do ta konsideroja si detyrim. Skuadra duhet të japë maksikmimin dhe kjo është detyra e saj, pastaj bilanci bëhet në përfundim të kampionatit, nëse kemi marrë pikët që duhet”.

Disfata në Ballsh nuk ka tronditur vetëm ambjentin kuksian, por ka evidentuar edhe një problem serioz: pa Ethemin dhe Mustën Blutë kanë humbur shumë në intensitet. Tekniku duhet të bëjë përsëri pa dyshen, por ka bindjen se Abazaj dhe Gavazaj do të bëjnë diferencën.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI