Flash

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

MotoGP: Yamaha sfidon Marquez në provat e lira 2: Lorenzo në krizë të plotë...

Lapsi.al 20 September 2019
MotoGP: Yamaha sfidon Marquez në provat e lira 2: Lorenzo në

Me kërcënimin e shiut për kualifikueset dhe nevojën e shfrytëzimit në maksimum të pistës së thatë të premten, sesioni i dytë i provave të lira në Aragon u përqendrua në kërkimin e kohës së nevojshme për të mbetur në dhjetëshen e ditës. Në pasditen e MotorLand (provat e lira) protagonistët kanë qenë pilotët e Yamahas që pushtuan tre vendet e para të renditjes. Më i miri i provave të dyta të lira, në fakt, është Maverick Vinales, që me kohën 1’48”014 kalon shokun e tij Valentino Rossi, i dyti me 57 të mijtat dhe Quartaron me Petronas.

Marc Marquez, që mbetet më i miri i kohëve të kombinuara me kronometrin e mëngjesit (1’46”869) nuk është pozicionuar dot më lart se vendi i katërt: spanjolli vuajti rrëshqitjen në kthesën e tetë, edhe pse për fat rihyri në bokse pa probleme. Në dhjetëshen e pasdites edhe Pol Espargaro, i pesti me 0”387 përpara Miller, Crutcloë, Dovizioso, Mir dhe Aleix Espargaro, që mbyll listën e dhjetëshes më të mirë në provat e dyta të lira me Aprilia.

Ende larg nga më të mirët Jorge Lorenzo, që një vit më parë në Aragon rrëmbente pole position e tij të fundit me Ducati, ndërsa tani gjendet në një krizë forme e besimi të paprovuar kurrë më parë në karrierë. Piloti nga Mallorca me Honda ka mbyllur testin me kohën e 20° e pavarësisht se distanca është shumë më e reduktuar se në FP1 (+ 1''696 nga Vinales), është shfaqur shumë nervoz e i ndrydhur brenda bokseve.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI