Flash

Zemra e artë e De Gea: dhuron 200mijë euro për viktimat e stuhisë në Spanjë

Lapsi.al 20 September 2019
Zemra e artë e De Gea: dhuron 200mijë euro për viktimat e
"Nga fuqitë e mëdha, derivojnë përgjegjësitë e mëdha" është leksioni që breza fëmijësh e kanë mësuar duke parë Spiderman apo filmat me superheronj. E duhet ta ketë mësuar edhe portieri i Manchester United David De Gea, që ka vendosur të dhurojë 200.000 euro për popullsinë e Alicante e Murcia, të goditura në këto ditë nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi edhe 7 viktima. Lajmi është shpërndarë menjëherë nga Kyqi i Kuq spanjoll, që në një postim në Twitter ka dashur të falenderojë lojtarin e kombëtres spanjolle. Numri 1 i Roja, lindur në Madrid, ka një lidhje me atë zonë të Spanjës: i ati, në fakt, është me origjinë nga Orihuela, një nga qendrat më të goditura nga stuhia. De Gea tregon kështu zemrën e madhe, menjëherë sapo kishte firmosur rinovimin e kontratës (në fillim të kësaj jave) me Manchester United, duke nënshkruar deri në 2023 për 350.000 stërlina në javë. Nuk është hera e parë që portieri spanjoll bëhet protagonist i donacioneve të tilla: vitin e kaluar De Gea dhuroi 30.000 euro për një jetimore në Mozambik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI