Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Derbi i Madonina/ Zhang i pamundur në derbi në Serie A: fitorja e fundit e Milan është në 2016

Lapsi.al 21 September 2019
Derbi i Madonina/ Zhang i pamundur në derbi në Serie A: fitorja e

Historia thotë Inter: derbi i mbrëmjes së sotme do të jetë ai numër 224, në 170 sfidat e kampionatit zikaltrit kanë fituar 64 herë, 13 më shumë se Milan. Kuqezinjtë për më tepër duhet të thyejnë shterpësinë në Serie A që zgjat nga 31 janari 2016: shoqërië e Elliott kërkon suksesin e parë nën administrimin e tyre, por edhe të ndërpresë serinë pozitive të Suning (3 fitore e 3 barazime).

Marco Giampaolo e Antonio Conte i besojnë njerëzve të tyre derbi. Suso, për shembull. Shënoi një dygolësh kundër Inter në sezonin e parë, pas huazimit tek Genoa, ndërsa shënoi edhe në derbin e humbur në tetor 2017. Pastaj është edhe Krzysztof Piatek: pas një vere jo entuziaste me shifra golash, të dielën e kaluar Pistolero u zhbllokua me penallti. Bashkë me të në janar u vesh kuqezi edhe Paquetà, nga Flamengo. I dënuar me krahasimin me Kakà që nga fillimi, braziliani kërkon golin në derbin që Riki e realizoi në të parën (5-10-2003). Eshtë gjithashtu edhe Ante Rebic. Kroati ka njohje derbi, por viktimat e tij kanë qenë skuadra jo të klasit të parë si Darmstadt e Mainz. Lucas Biglia ka përjetuar derbin edhe në Romë, për katër sezone. Atmosferë që e ka kaluar edhe Alessio Romagnoli, edhe pse nuk ka luajtur kurrë një në fushë në Serie A. Sonte kërkon një triumf si kapiten, edhe për të harruar lënien jashtë kombëtares italiane nga Mancini.

Njeriu derbi i Inter është padyshim Diego Godin, pas nëntë vitesh beteja me Real Madrid, me fanellën e Atletico. Edhe Romelu Lukaku, debutuesi tjetër në ndërqytetasen milaneze, i ka bërë muskujt në derbi, duke luftuar me më të fortët. Në 23-11-2013 kishte fanellën me numër 17 të Everton, flokët e gjata e i shënoi një dygolësh Liverpool. Në 4-10-2015 kishte numrin 10, flokët e shkurtër e i shënoi përsëri Reds. Nuk ka goditur në derbin e Manchester, por ishte qendërsulmuesi titullar kur United shkoi të përmbyste City: nga 0-2 në 3-2. Marcelo Brozovic, gjatë kohëve të Zagreb, ka luajtur kundër Dinamos, Nk e Lokomotivës, përplasjet e tij të vërteta ndërqytetase. Por "derbi i përjetshëm", kështu e quajnë në Kroaci, është ajo mes Dinamo Zagreb e Hajduk Split dhe Brozo e ka luajtur 10 herë në 11. Nuk mund të anashkalohet Antonio Candreva, por edhe Lautaro Martinez, që e ka nisur mirë historinë e tij në derbin milanez: asist për Vecino e penallti në debutim, në 3-2 zikaltër të 17 marsit të kaluar, që mbetet kapitulli i fundit i romanit. E Milan Skriniar nuk ka humbur ende asnjë derbi në Itali: ka fituar dy me Samp në sezonin 2016-17 e tre në katër nga ato të luftuara me fanellën zikaltër, plùs një barazim.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI