Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Rekordmeni Buffon: me 902 prezenca, arrin Maldinin

Lapsi.al 21 September 2019
Rekordmeni Buffon: me 902 prezenca, arrin Maldinin

Në 19 maj 2018, në xhiron e fundit rreth stadiumit, Gigi Buffon, ndoshta mendonte se nuk do të kthehej më tek Juventus, por pas një vitit me Psg, u kthye në shtëpi, duke vënë në shenjestër një rekord. Juventus-Verona ishte ndeshja e fundit e Buffon në Stadium, i njëjti kundërshtar që bardhezinjtë do të përballojnë pasditen e sotme, kur Gigi të bëjë debutimin, në aventurën e dytë me bardhezinjtë.

REKORDI — "Të shtunën luhet një ndeshje që për mua nuk mund të jetë kurrë normale", ka shkruar në Instagram portieri, duke treguar gjendjen shpirtërore me një imazh nga ajo Juventus-Verona e fundit. Nuk do të jetë normale as herën e dytë, edhe sepse do ti lejonte Gigi të arrinte Paolo Maldini në krye të klasifikimit të lojtarëve italianë me më shumë ndeshje me klubet: bëhen 902 mes Parmës e Juventus. Pastaj mjafton edhe një ndeshje për të marrë kryesimin absolut. Gigi, për më tepër, ndjek ish-mbrojtësin e Milan edhe për ti marrë kryesimin për ndeshje në Serie A: 640 kundër 647.

JETA SI I DYTË— Buffon është kthyer pa pretendime e jo rastësisht Szczesny, më shumë se një rival e konsideron aleatin e tij më të mirë. "Të stërvitem me të është një eksperiencë e pallogaritshme - ka thënë titullari i Juventus në një intervistë në Poloni -. Nuk mund të përshkruhet sa një portier mund të mësojë prej tij". Buffon është i ndërgjegjshëm për rolin e tij të ri tek bardhezinjtë e për faktin se, në moshën 41 vjecare, duhet të punojë dyfish për të qenë gati. E ky është rasti i duhur për të nisur periudhën e Buffon II.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI