Flash

Icardi pickon Inter: "Tani jam në një skuadër që fiton"

Lapsi.al 23 September 2019
Icardi pickon Inter: "Tani jam në një skuadër që

Mauro Icardi duket fare i painteresuar të kthehet tek Inter. Të paktën duke gjykuar në bazë të fjalëve të thëna për Canal Plus. “Kam ardhur këtu për të luajtur. Nëse vjen me opsionin e blerjes, lojtari duhet të japë maksimumin që klubi ku ndodhet ta blejë. Të shohim cdo të ndodhë verën e ardhshme”, ka thënë sulmuesi argjentinas i huazuar nga Inter tek PSG.

"Kisha mbërritur në vitin tim të shtatë tek Inter. Ëndërroja të luaja Champions League me Inter e ëndërra mu realizua. Por nuk kemi marrë rezultate të mëdha, madje nuk fituam asgjë. Unë qendrova, shënova shumë gola, por erdhi moment për mua të shkoja në një skuadër që fiton, që mund të sigurojë trofe. Erdhi momenti të nis të fitoj, e të jem në një skuadër plot kampionë si Psg ishte ajo që doja", shtoi argjentinasi.

Mbi kritikat e marra në muajt e fundit: "Kush më njeh e di cfarë personi jam e kjo më lë të qetë. Më tepër i kritikuar për cështje jashtë fushe? Sigurisht, ka 7 vjet tashmë që jam me Wanda, është një person i famshëm e po ashtu edhe unë. Por kjo nuk ndikon në mendimet e mia, përndryshe nuk do të arrija të shënoja 150 gola me Inter. Wanda agjente? Besoj që ka qenë vendimi më i mirë për familjen e karrierën time. Jam një njeri që i trajton njësoj meshkujt e femrat. Kam tre fëmijë e i jap të gjithëve njësoj”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI