Flash

Juventus në ankth: "Ronaldo ka një lodhje muskulare"

Lapsi.al 23 September 2019
Juventus në ankth: "Ronaldo ka një lodhje muskulare"

Pas fitores së vuajtur kundër Verona, e marta sjell një tjetër test për Juventus, atë kundër Brescia në transfertë. Maurizio Sarri është më tepër i preokupuar për gjendjen e lojtarëve të tij, e në ankth mbi të gjithë e mban Cristiano Ronaldo. Portugezi ka ndjerë një lodhje muskulare dhe me shumë mundësi do të pushojë në mesjavë: "Të dielën kishte një problem të vogël muskular, lodhje të aduktorit, por është dicka normale, të shohim".

Dicka më e sigurtë për prezencën e Gonzalo Higuain: "Për fat nuk ka frakturë në hundë e duhet të jetë në dispozicion. Pjesa më e vështirë ishte frymëmarrja gjatë ndeshjes".

Natyrisht nëse konfirmohet, mungesa e Ronaldos në transfertën në Brescia do të jetë me peshë për teknikun bardhezi, i cili shpjegon edhe pikat e forta të formacionit të tij, por edhe atë që momentalisht i mungon. "Në fazën e ndërtimit është bërë shumë i rëndësishëm Matuidi për motive taktike. Lojtar tjetër i rëndësishëm po bëhej Douglas Costa por për fat të keq u dëmtua. Mentalisht na mungon Giorgio. Por gjatë sezonit i rëndësishëm mund të bëhet edhe ndonjë tjetër".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI