Flash

The Best Fifa Football Awards: Ronaldo sfidon Messi e Van Dijk

Lapsi.al 23 September 2019
The Best Fifa Football Awards: Ronaldo sfidon Messi e Van Dijk

Tris yjesh në Teatrin La Scala të Milanos. Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Virgil Van Dijk sfidohen për The Best Fifa Football Aëards, çmimi për futbollistin më të mirë të botës, dorëzuar nga një juri trajnerësh, kapitenësh, gazetarësh e tifozësh. Gjiganti hollandez i Liverpool është favoriti, pasi u nderua nga Uefa si lojtari më i mirë i Champions League e mbi të gjitha se mban kryesimin se nuk është dribluar asnjëherë për 65 ndeshje radhazi.

Messi megjithatë mund të gëzohet edhe me një tjetër trofe: Fifa Puskas Aëard për golin më të bukur të vitit. Sulmuesi argjentinas është në garë me Juan Fernando Quintero të River Plate e Daniel Zsoai të Debrecen. Liverpool mund të bëjë tris trofesh: Jurgen Klopp është favoriti ndaj Pep Guardiola e Mauricio Pochettino si trajneri i vitit, ndërsa Alisson mund të fitojë titullin si portieri më i mirë, duke sfiduar bashkëkombasin e tij Ederson (Manchester City) e gjermanin Marc-André ter Stegen (Barcellona).

Interesante do të jetë edhe Fifa FifPro Ëorld XI, votuar nga vetë lojtarët për të formuar skuadrën ideale. Do të vlerësohen edhe tifozët më të apasionuar: në garë edhe Silvia Grecco, braziliania që në shkallët e stadiumit i tregon ndeshjet të birit të verbër; tifozët e Hollandës që, gjatë Botërorit të fundit të femrave, kanë ngjyrosur portukalli rrugët franceze; Justo Sanchez, babai uruguaian që, nga tifoz i skuadrës rivale me të cilën ishte i biri, pas vdekjes së tij, ndryshoi besimin futbollistik.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI