Flash

Basket/ "Zezak i m..." kundërshtarit: trajneri tërheq skuadrën nga fusha

Lapsi.al 23 September 2019
Basket/ "Zezak i m..." kundërshtarit: trajneri tërheq

Trajneri Di Lorenzo i New Basket Giugliano, skuadra kampane e Serie C Gold, ka tërhequr skuadrën nga finalja e një turneu pre-kampionati, pasi një lojtar i skuadrës kundërshtare, Basket Casapulla, klub i Serie D të kasertanos, e ka ofenduar lojtarin e tij, Raul Lazaro Diaz, me shprehjen "zezak i m...".

Episodi ka ndodhur në Pozzuoli, ku skuadra lokale Flavio Basket ka organizuar turneun San Gennaro, në edicionin e tij të katërt. Vendimi i Di Lorenzo, sipas asaj që bëhet e ditur, ka ardhur pasi gjakrat e lojtarëve në parket po nxeheshin e, sipas asaj që tregoi trajneri, nga ana e kundërshtarëve nuk do të kishte asnjë mesazh dënimi: "U munduan vetëm ta minimizojnë ngjarjen".

Nga shoqëria organizuese, Flavio Basket, si përmes rrjeteve sociale ashtu dhe nga fjalët e drejtuesve, ka ardhur një pozicionim i ashpër: "Kjo e jona është një shoqëri që ka qenë gjithnjë kundër racizmit. Distancohemi nga gjesti i shëmtuar në dëm të sportistit Diaz e ndihemi gjithashtu të dëmtuar".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI