Flash

Dëmtohet mbrojtësi i kombëtares, shkon në spital… në bagazhin e një taksie!

Lapsi.al 23 September 2019
Dëmtohet mbrojtësi i kombëtares, shkon në spital…
E jashtëzakonshme ajo që ndodhi në Bolivi në ndeshjen e luajtur mes Oriente Petrolero e Guabirá: mbrojtësi Mario Cuéllar ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke u frakturuar në kaviljen e majtë, e stafi mjekësor ka patur vështirësi serioze për ta dërguar futbollistin në spitalin më të afërt. Me pak fjalë, në Stadiumin Ramón Tahuichi të Santa Cruz de la Sierra nuk ishte prezente asnjë ambulancë, ndaj lojtari i datëlindjes ’89, me dhimbje të forta, është vendosur në bagazhin e një taksie për tu cuar me shpejtësi në spitalin më të afërt për ekzaminimet e rastit. Një situatë e pabesueshme që është e vështirë të tregohet e besohet. Cuellar është edhe mbrojtësi i kombëtares boliviane, me të cilën ka luajtur deri tani 2 ndeshje.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI