Flash

Gary Neville: "Manchester United ka nevojë për gjashtë rekrutime"

Lapsi.al 24 September 2019
Gary Neville: "Manchester United ka nevojë për gjashtë

I mundur përsëri në fushën e West Ham, Manchester United është në vendin e tetë me tetë pikë në gjashtë ndeshje, larg nga ambiciet e Djajve të Kuq. Në sezonet e fundit, Manchester United nuk ngjason më me skuadrën që luante për titullin çdo vit në epokën e Sir Alex Ferguson. Akoma më keq, Djajtë e Kuq po mundohen madje të ngjiten rregullisht në mesin e katër të parave që nga largimi i skocezit.

Edhe pe nuk janë kursyer investimet për të ndërtuar një ekip konkurrues, Manchester United nuk arrin të mbyllë hendekun me Liverpool dhe Manchester City. Shumë gabime të merkatos kanë ndikuar në këtë situatë. I pyetur nga Sky Sports, Gary Neville vlerësoi se kjo skuadër, pavarësisht lojtarëve të rinj në rritje që përbëjnë boshtin e skuadrës, nuk mund të fitojë tituj.

"Theksova të dielën gjatë humbjes 2-0 ndaj West Ham 900 milion paundët e shpenzuar në shtatë apo tetë vitet e fundit, dhe nuk ka mbetur asgjë. Është boshti i një skuadre, disa nga lojtarët e rinj të akademisë që nuk kanë kushtuar aq shtrenjë. Është David de Gea që po lufton. Harry Maguire gjithashtu, por ka ende shumë për të rindërtuar. E kam thënë shpesh thoja që Alan Hansen kishte të drejtë, nuk mund të fitoni asgjë me fëmijë", tha ish mbrojtësi i Djajve të Kuq.

"Datëlindja '92 nuk e fitoi këtë titull në Premier League. Ne kishim Steve Bruce, Gary Pallister, Roy Keane, Eric Cantona, Brian McClair dhe Peter Schmeichel. Ne kishim lojtarë të klasit botëror dhe dy nga mbrojtësit më të mirë qendrorë. Keane ishte kapiteni dhe udhëheqësi më frymëzues, Cantona, një lojtar i klasit botëror, Schmeichel ishte më i miri në botë dhe Dennis Irëin ishtei shkëlqyer. Ata na shtynë përpara. Nëse brezi i '92 do të kishte ardhur në këtë ekip, ne nuk do të kishim asnjë shans", shtoi anglezi.

Gary Neville kërkon që përforcimet të jenë përsëri ambicioze: "Unë nuk po bëj panik si tifoz. Ndihem i irrituar, por nuk po bëj panik. Ajo që do të thosha është se ata duhet të identifikojnë shpejt dhe në mënyrë efektive tre ose katër lojtarë për të shoqëruar De Gea dhe Maguire.Ata kanë nevojë për dy lojtarë në mesfushë, një sulmues për të udhëhequr sulmin, një lojtar në krah dhe një mbrapa në të majtë. Tifozët duhet t'i merrni seriozisht. Duhen pesë ose gjashtë lojtarë. "

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI