Flash

Video/ Strakosha nuk e ndal dot Inter: vetëm fitore, kalohet përsëri Juventus

Lapsi.al 25 September 2019
Video/ Strakosha nuk e ndal dot Inter: vetëm fitore, kalohet

Vazhdon marshimi i vetëm fitoreve për Interin e Antonio Conte,që duke mposhtur 1-0 Lazio, konfirmohet në krye të klasifikimit të Serie A me pikë të plota pas pesë javëve të para. Deciziv goli i D'Ambrosio në minutën e 23', por në sfidën e San Siro nuk munguan rastet në të dy portat me Handanovic autor i tre pritjeve të jashtëzakonshme ndaj Correa, ndërsa Strakosha bllokoi Barella e Politano të bënin bis.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/09/dambrosio.mp4"][/video]

Skuadra e Conte duhet të falenderojë xhentilesën në fazën ofensive të Correa e pritjet e Handanovic, por mbi të gjitha duke u bazuar në një lojë me ndryshime të shpeshta krahu, inkursione të shpejta pas shpinës së mesfushës kundërshtare. Sidomos në gjysëm orën e fundit, Inter legjitimoi suksesin duke shkuar dy herë pranë golit të dytë, kur më parë kishte rrezikuar të merrte barazimin në tentativat laciale.

Rezultati është gënjeshtar. Nëse goli është shënuar vetëm një herë - e në mënyrë decizive - dy skuadrat, kanë luajtur ballë hapur, duke përdorur armët e tyre më të mira, ashtu si bëri Inzaghi duke preferuar Caicedo për Immobile nga minuta e parë. Zgjedhje e zgjuar e teknikut, aq sa kur sulmuesi doli për ti lënë vendin Immobile, Lazio humbi një pikë referimi dhe vetëm Strakosha me dy pritje të shkëlqyera ndaj Barella e Politano evitoi një rezultat më të rëndë.

ITALY - SERIE A

Roma 0 - 2 Atalanta

Fiorentina 2 - 1 Sampdoria

Genoa 0 - 0 Bologna

Inter 1 - 0 Lazio

Parma 1 - 0 Sassuolo

Napoli 0 - 1 Cagliari

SPAL 1 - 3 Lecce

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI