Flash

Fifa mashtruese, akuzat vijnë nga Nikaragua e Sudani: “Nuk kemi votuar për Messi”...

Lapsi.al 26 September 2019
Fifa mashtruese, akuzat vijnë nga Nikaragua e Sudani: “Nuk kemi

Mesi ka fituar çmimin e FIFA (The Best Fifa Football Awards 2019) si futbollisti më i mirë i vitit përpara Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo. Të hënën sulmuesi portugez i Juventusit nuk është paraqitur në mënyrë polemizuese në mbrëmjen gala të Teatrit “Skala” të Milanos. Kanë votuar katër kategori të jurisë: trajnerët e kombëtareve, kapitenët, gazetarët dhe tifozët. Kapiteni i Nikaraguars, Huan Barrera, ka lajmëruar në Tëitter: “Nuk kam votuar për çmimet “The Best 2019” dhe çfarëdolloj informacioni për votën time është i rremë, faleminderit”. Më pas ka shtuar për mediet lokale: “Nuk kam votuar kurrë për Mesin. Kam mbetur i surprizuar kur kam lexuar listën e kapitenëve votues, mes të cilëve figuronte emri im, pa arritur kurrë të votoja.

FIFA (Federata Botërore e Futbollit) këmbëngul se ka dërguar linkun e votimeve në adresën time elektronike, por në realitet nuk kam marrë asgjë dhe rrjedhimisht nuk kam mundur të votojë. Si mund të jem në listën e kapitenëve që kanë votuar Messin ku nuk ka mundur të ushtroj të drejtën time të votuesit?”.

Trajneri kroat i Sudanit, Zdravko Logarusiç, ka një kopje të firmosur të votave të tij për Salah, Mane dhe Mbappe. Përkundrazi, sipas asaj që ka publikuar FIFA (Federata Botërore e Futbollit), preferencat e tij kanë shkuar sipas porosisë për Mesin, Van Dijk dhe Mane... Dhe nuk përfundon këtu. Në fakt Federata egjiptiane ka shpërndarë një email të FIFA-s (Federata Botërore e Futbollit) duke kërkuar ku kanë përfunduar votat e saj për Salah. Sepse në listën e shpërndarë nga FIFA (Federata Botërore e Futbollit) nuk rezultojnë preferencat e Egjiptit...

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI