Flash

Sarri projekton Dybala në sulm, përjashton tre mbrojtës dhe i hap rrugën Emre Can

Lapsi.al 27 September 2019
Sarri projekton Dybala në sulm, përjashton tre mbrojtës dhe i hap

Maurizio Sarri ka gjetur rezultatet, në një farë mënyrë lojën, por është i hapur për ndryshime. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spal, tekniku ka folur për gjithcka, që nga përjashtimi i idesë për të luajtur me tre qendrorë, e deri tek promovimi i Dybala dhe kthimi i kursit për Emre Can: “Mbrojtja me tre? Jo. Kam parë që Cherubini është majtosh, mund të provoj atë. Për mua mbrojtja me tre është shumë e vështirë të përshtatet. Për mënyrën si mbrohemi ne rreziku është të përfundojmë me pesë prapa e të ngjeshur në portë”.

EMRE ÇAN – Kontradiktat e fillimit të sezonit, kur mesfushori gjerman mbeti jashtë Champions duket se janë lënë mënjanë, për të shpëtuar një raport, që ndoshta mund të rezultaojë shumë i rëndësishëm: “Titullar? Nuk e di. Ka dalë nga gjendja që u krijua pas zgjedhjes që kemi qenë të detyruar të bënim. Ishte e detyrueshme për të hequr dy lojtarë. Reagimi në stërvitje ka qenë në nivel të mirë. Për nesër të shohim”.

RAMSEY – Është shndërruar në një pikë fikse për teknikun uellsiani i ardhur nga Arsenal, aq sa Sarri të ndryshojë idenë e tredhëmbëshit për të adaptuar një numër 10 pas dy sulmuesve. Problemi i vetëm është kondicioni fizik: “Shpresoj të ketë tre ndeshje në këmbë, sepse deri tani ka luajtur vetëm disa copëza. Mes 60 dhe 90 minutave diferenca është e konsiderueshme përsa i përket lodhjes. Po kërkojmë ta ruajmë në minutazh, por mendoj se mund të luajë 90 minuta të plota”.

DYBALA NË TREDHËMBËSH – Rikthimi i Ronaldos, pas pushimit në Brescia, i ka dhënë siguri teknikut, që nuk është se ka një ndeshje të pakalueshme kundër Spal. Sarri tani mendon ti jap dorë eksperimenteve me Dybala, për të fituar një lojtar më shumë: “Besoj që do të jetë një ndeshje e komplikuar nesër, e më duket se asnjë nuk flet për Spal. Mendoj se Ronaldo mund të luajë me të gjithë lojtarët dhe është një i jashtëzakonshëm. Higuain është një djalë me cilësi të mëdha teknike, Dybala me një teknikë elegante dhe Ronaldo një i jashtëzakonshëm dhe kampion. Mendoj që mund të bashkëjetojnë të gjithë, në momente të caktuara edhe të tre së bashku”.

RABIOT – Mesfushori me pritshmëritë më të larta e që erdhi nga PSG për ti dhënë kualitet mesfushës bardhezi është natyrisht Adrien Rabiot. Francezi në fakt nuk ka minutat e duhura dhe Sarri kërkon ti japë kohë për tu përshtatur si duhet në një kampionat të ri: “Mund të bëjë shumë më tepër, por duke parë perspektivën po them që kënaqem me kaq. Në 2019-ën nuk ka luajtur kurrë, kështu që duhet pak durim. Rabiot ka cilësi të shkëlqyera, teknike e fizike. Është një djalë me rezistencë të mirë, që i bashkohet dhe përshtatet mënyrës tonë të futbollit dhe të lojtarëve. Në Francë ndeshjet janë më të lehta në të gjitha pikëpamjet. Është një djalë mbi të cilin kemi besim dhe ku mund të mbështetemi”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI