Flash

Belotti e fundosi, Milan e konfermoi: "Giampaolo nuk është në diskutim"

Lapsi.al 27 September 2019
Belotti e fundosi, Milan e konfermoi: "Giampaolo nuk është

Marco Giampaolo nuk është në diskutim. Milan i gjithi, duke nisur nga shoqëria, shtrëngohet përreth teknikut të nesërmen e humbjes kundër Torinos, duke i dhënë mbështetje totale. Burimet brenda klubit bëjnë të ditur se të dielën në mbrëmje, në ndeshjen kundër Fiorentinës, nuk ka asnjë afat të vendosur për Giampaolon, të cilit do ti garantohet "kohë" e "mbështetje e plotë", pavarësisht tre humbjeve në pesë gara. Drejtuesit kanë vlerësuar orën e parë të ndeshjes me të cilën Milan arriti ta vendosë përfund Torinon, përpara blackoutit prej 4' minutash që i kushtoi humbjen.

Nuk ishte logjike të hapësh një krizë pas vetëm pesë javësh e të kthesh përmbys zgjedhjet e bëra në verë. Nuk është në stilin e drejtuesve të rinj ta vendosë teknikun tek litarët. Kështu, Giampaolo nuk preket. Nuk preket pavarësisht tre humbjeve të këtij start sezoni dramatik e nuk rrezikon as në rast të një rezultati jo pozitiv kundër Fiorentina. Maldini e kishte bërë të qartë përpara ndeshjes kundër Granata dhe tani, edhe pse përmes rrugëve jo zyrtare, shoqëria i qendron mendimit. Për Milanin e ri duhet kohë e ajo kohë do ti jepet Giampaolos.

Ndërkohë, nga humbja kundër Torinos triada kuqezi, Maldini-Boban-Massara, ka nxjerrë të dhëna pozitive. Skuadra, për një pjesë të mirë të ndeshjes, i ka pëlqyer, sidmos për faktin se për herë të parë ka treguar dicka nga loja që zhvillon trajneri. Nuk mjaftoi për të cuar në shtëpi tre pikët që do të ishin të rëndësishëm, por hapat përpara ishin të dukshëm.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI