Flash

Klopp gabon me një lojtar: Liverpool rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Ligës?

Lapsi.al 28 September 2019
Klopp gabon me një lojtar: Liverpool rrezikon të përjashtohet nga

Liverpool mund të përjashtohet nga Kupa e Ligës pasi Liga e Futbollit në Angli hapi një hetim mbi një prej lojtarët e rreshtuar në fushë nga Jürgen Klopp të mërkurën. Trajneri gjerman kishte vendosur të luante me një XI me shumë element të rinj për t'u përballur me MK Dons, klubi i divizionit të katërt (2-0).

Ndërkohë, njëri prej lojtarëve, Pedro Chirivella, nuk mund të plotësojë kriteret e regjistrimit për shkak të një problemi të çertifikatës së transferimit ndërkombëtar. Liga tani mund ta gjobisë klubin dhe / ose ta përjashtojë atë nga kompeticioni, por disa burime i kanë thënë Goal se penaliteti mund të jetë më pak i rëndë.

"Klubi është informuar për një problem të mundshëm administrativ me një nga lojtarët tanë", bëri të ditur klubi në një deklaratë. "Ne po punojmë me autoritetet përkatëse për të vërtetuar faktet dhe nuk do të komentojmë derisa ky proces të ketë mbaruar ".

Edhe nëse faktet do të vërtetoheshin, disa precedentë sugjerojnë se Liga mund të vendoë për një gjobë të thjeshtë. Kjo ka ndodhur me Sunderland në vitin 2014 i cili kishte rreshtuar sulmuesin Ji Dong-Ëon kundër MK Dons.

Në shortin për raundin e ardhshëm, Liverpool tërhoqi Arsenal. Të Kuqtë do të mirëpresin djemtë e Unai Emery në Anfield në 29 tetor.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI