Flash

"Tiranës i ka ardhur koha të fitojë": Mema kërcënon Partizanin

Lapsi.al 28 September 2019
"Tiranës i ka ardhur koha të fitojë": Mema

Titulli është objektivi i largët, derbi është ai i menjëhershmi, aty ku nuk lejohen gabime, as nuk tolerohen. E di mirë Tirana, e di edhe më mirë tekniku Ardian Mema, që ndonëse kryesues nuk e ka shfaqur supremacinë e saj ende ndaj asnjë pretendenti për titull: barazim me Teutën dhe humbje me Kukësin, pa llogaritur se tani në provë është edhe karakteri për tu ngritur në këmbë pas humbjes së parë sezonale…e këtë duhet ta bëjë në derbin me Partizanin: “Duke qenë se janë ekipe të forta, ndeshja vendoset edhe me episode – shpjegoi Mema -. Me Teutën po ta analizosh, kemi qenë superiorë. Edhe me Kukësin, nuk mund të them se nuk luajtëm mirë, por duhet të kemi kujdes me ekipet e forta. Lojtarët e tyre me eksperiencë, në një moment të godasin. Por kampionati është i gjatë. Do kemi sërish ndeshje me rivalët. Nesër është rivali tjetër. Partizani ka elementë shumë të mirë brenda dhe do jetë ndeshje e fortë. Mund ta vendosin edhe individët në fushë. Shpresoj që të fitojmë nesër, që të ndeshemi me rivalët dhe të dalim fitimtarë.

Tre pikë avantazh ndaj rivalit të përjetshëm, por me një sindromë që mund të kthehet e frikshme në 90 minutat e derbit: 5 vjet pa një sukses në ndërqytetasen me të kuqtë. Cfarë do të peshojë më shumë në mendjet dhe këmbët e futbollistëve mes të dyjave, duhet pritur verdikti i Selman Stërmasit: “Çdo gjë duhet parë, kjo është e vërtetë – pranoi tekniku -. Kemi 5 vite pa fitore me Partizanin. Ndoshta ka qenë organizim më i mirë në zgjedhjen e lojtarëve në merkato dhe Partizani mendoj ka bërë më mirë. Ka pasur lojtarë më cilësorë se Tirana. Shpresoj që këtë vit të jetë më ndryshe, dhe gjërat të flasin më mirë për ne”.

Tekniku është përgatitur mbi bazën e varianteve taktike të kundërshtarit, ndërsa ka minimizuar situatën në lidhje me mbrojtësin Imami, duke bërë të qartë se për formacionin nuk ka asnjë dilemë, pavarësisht se ka zgjedhur të mos e bëjë publik.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI