Flash

Skandali i Bruno Fernandes, fyerje shokëve të Sporting: "Bij k..."

Lapsi.al 29 September 2019
Skandali i Bruno Fernandes, fyerje shokëve të Sporting: "Bij
“Firmosin për një vit, marrin paratë e ikin, bijtë e k…”. Një audio e publikuar nga 'Marca' që i atribuohet Bruno Fernandes ndan në mes dhomat e zhveshjes së Sporting Lisbone, që po përjeton një fillim kampionati të tmerrshëm: bardhejeshilët janë në vendin e 8 në kampionatin portugez, nuk fitojnë nga 25 gushti e kanë ndërruar deri tani dy trajnerë. U shkarkua në fillim të shtatorit hollandezi Keizer, që vitin e kaluar mori vendin e Peseiro e mbylli sezonin në vendin e tretë, ndërsa aventura e Leonel Pontes zgjati vetëm 6 javë e më pas arriti eksperti Silas. Ndrydhja psikologjike për mungesën e rezultateve është e dukshme në Lisbonë, si tek tifozët ashtu dhe vetë lojtarët, me kapitenin Bruno Fernandes që po ia bën të qartë të gjithëve: mesfushori pasi bëri xhiron e botës me thyerjen e dy dyerve të dhomave të zhveshjes, në javët e kaluara, është zbuluar nga CMTV që ka publikuar një mesazh audio me të cilin kapiteni sulmon ashpër sjelljen e disa prej shokëve të skuadrës, duke shpërthyer një stuhi të vërtetë mbi Sporting. “Më mirë të mos them asgjë - ishin fjalët e lojtarit - Ndërshmërisht do të preferoja mos komentoja. Nuk mund të duroj sjelljen e disa lojtarëve. Ka lojtarë që nuk kanë karakter këtu. Nuk duan të jenë këtu, nuk duan të luajnë. E nëse nuk duan të qendrojnë këtu, të ikin! Të thonë që nuk duan të luajnë. Firmosin për një vit, marrin paratë dhe ikin, bijtë e k…. Cfarë sjellje është kjo?“.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI