Flash

Video/ “E pa kur** që të lindi” ofendimi i Ramos tërbon Simeone: kapiteni i Real rrezikon skualifikim të gjatë

Lapsi.al 29 September 2019
Video/ “E pa kur** që të lindi” ofendimi i Ramos

Atletico-Real nuk është kurrë një ndeshje e qetë. Në Madrid askush nuk pranon të dalë i humbur nga kjo sfidë, pa llogaritur tradhëtarët që kanë kaluar nga një klub në tjetrin. Por këtë herë 0-0 e derbit e ka trazuar si gjithnjë Sergio Ramos e Diego Simeone, për një episod që mund të kondiciononte ndeshjen, por ndoshta mund ti kushtojë mbrojtësit merengues ndonjë skualifikim të rëndë.

Kapiteni i Blancos nuk ishte aspak dakord me një vendim të asistentit të arbitrit Gonzales, në fundin e pjesës së parë. Tërbimi e bëri spanjollin të humbasë arsyen, duke iu drejtuar arbitrit me fjalët: "E pe këtë rast? E pa ajo kur** që të lindi?". Ofeza e mbrojtësit nuk i ka shpëtuar teknikut të Atletico, që ka kërkuar me zjarr përjashtimin nga fusha të kapitenit të Real: “Si mund ta tolerosh këtë. A e dëgjove çfarë tha. ‘Kur** që të lindi!’

Në reagimin e Simeone është e qartë pesha e dënimit që pati ofendimi i bërë arbitrit, sezonin e kaluar, nga Diego Costa. Federata Spanjolle e Futbollit e pezulloi sulmuesin me origjinë braziliane 8 ndeshje, por Ramos ndoshta tani rrezikon po kaq falë provës TV.

https://www.youtube.com/watch?v=4E1PUdHoMiM&feature=player_embedded

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI