Flash

Kryesues surprizë: Bylis impresionues me 5 rezultate positive radhazi dhe tre motive

Lapsi.al 30 September 2019
Kryesues surprizë: Bylis impresionues me 5 rezultate positive radhazi dhe

Gjashtë javë janë afërsisht një fazë lojë e kur të gjithë prisnin në krye të kalsifikimit Partizanin, Kukësin apo Tiranën, ja ku vjen surpriza Bylis. Vështirë ta mendosh, nëse konsideron një formacion që sapo ka ardhur nga Kategoria e Parë, por krejtësisht e mundshme me një project të mirëmenduar të ballshiotëve, nën dorën e sprovuar të një tekniku si Dovedan dhe eksperiencës së shtuar me lojtarë si Hidi e Bicaj.

Një mozaik funksionues, që i dha shenjat menjëherë edhe pse në javën e parë dolën të mundur në transfertën e Niko Dovanës. Ishin ndoshta 90 minutat që Dovedan kishte nevojë për kolaudimin e formacionit të tij, sepse nga aty një seri pozitive prej 5 javësh, gjashtë nëse shtojmë edhe raundin e parë të Kupës së Shqipërisë. Mallkastriotët, ndryshe nga të gjitha skuadrat e Superiores, po aplikojnë një pressing në thellësi, për të cilën Dovedan ka vënë veton, duke fituar edhe kundërshtitë e dhomave të zhveshjes.

E duke parë si po shkojnë gjërat, tekniku duket se ka fituar betejën dhe ka plotësisht të drejtë. Vetëm tre gola të pësuar, mbrojtja e tretë më e mirë e kampionatit, pa folur për ofensivën, që me shuplakën e dhënë Flamurtarit, është konfirmuar më produktivja e Superiores me 11 gola në 6 ndeshje. Ballshiotët kanë edhe një tjetër tregues të rëndësishëm në favor, nëse nuk llogarisim debutimin me Teutën, me të cilën ndan vendin e parë me 11 pikë, kundër të fortëve të kampionatit kanë treguar dhëmbët duke mundur Kukësin në Adush Muca e duke i rrëmbyer Partizanit barazimin në shtëpi. E parë kështu, Bylis mund të jetë surprizë, por është një surprizë e ndërtuar në detaje…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI