Flash

Calciopoli, lëvizje e re e Juventus kundër Inter: "Titulli 2006 nuk duhet të dorëzohet"

Lapsi.al 30 September 2019
Calciopoli, lëvizje e re e Juventus kundër Inter: "Titulli 2006

"Inter? Jo, të lutem! Më parë është Bayer" ka thënë tekniku i Juventus Maurizio Sarri. "Juve? Është vetëm Barcellona tani për tani" i qendron në linjë Conte. E megjithatë, Champions apo jo Champions, Derbi i Italisë është aty gati të kthejë në vëmendje mëritë e vjetra, Calciopoli apo kampionatin e ndershmërisë. Sikur të mos mjaftonin dy pikët në klasifikim që ndajnë djemtë e Conte nga ata të Sarri, si të mos ishte i mjaftueshëm rivaliteti historik e mungesa e miqësisë mes dy teknikëve, benzinë mbi zjarr ka menduar të hedhë kontestimi më i madh mes dy klubeve, ajo për Titullin 2006.

Pikërisht kështu, cështja e stërzgjatur nuk ka përfunduar ende. Juventus, pavarësisht dështimeve të panumërta të marra si në drejtësinë sportive ashtu dhe në atë civile, vazhdon betejën juridike. Kolegji i garancisë së sportit ka marrë një ankimim të klubit bardhezi kundër Figc, Inter e Coni për vendimin e 30 gushtit të kaluar në Gjykatën federale të apelit, në lidhje me dorëzimin nga ana e Figc, tek Inter të titullit kampion 2006. Juventus kërkon të mos dorëzohet tek askush titulli kampion për sezonin 2005-2006 e, duke e dërguar cështjen në organet e drejtësisë federale kompetente. Bardhezinjtë bëjnë hapin zyrtar të një raundi të ri, që vështirë se do të jetë i fundit... sepse edhe ky është Inter-Juve.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI