Flash

Emiliano Sala zhvleftësohet: FIFA vendosi shumën që Cardiff duhet ti paguajë Nantes

Lapsi.al 30 September 2019
Emiliano Sala zhvleftësohet: FIFA vendosi shumën që Cardiff duhet

FIFA provon ti japë fund cështjes së drejtësisë, që pasoi vdekjen tragjike të Emiliano Sala. Mbi çështjen është shprehur sot komisioni i lojtarëve të organizmit futbollistik më të rëndësishëm, që merret me statusin e sportistëve: Cardiff duhet të paguajë 6 milionë euro tek Nantes. Jo të gjithë shifrën e transferimit, por 1/3 e 17 milionëve të rënë dakord për kalimin e argjentinasit nga Franca në Uells.

Nantes, skuadra në të cilën Sala luante deri në aksidentin tragjik ajror janarin e kaluar, i kishte kërkuar Cardiff, klub që kishte blerë sulmuesin 29 vjecar, të paguante të gjithë shifrën e akorduar për transferimin. Uellsianët refuzuan ta bënin ("Nuk do të paguajmë asnjë penny") sepse Sala kishte vdekur pasi avioni me të cilin udhëtonte ishte rrëzuar në Kanalin e La Manshit për shkaqe ende të paqarta.

Vendimi i FIFA ka ardhur, ashtu si shpjegohet në një komunikatë zyrtare, duke patur parasysh "rrethanat specifike e unike të kësaj situate tragjike", por beteja e drejtësisë nuk është aspak e mbyllur: të dy klubet kanë bërë të ditur mundësinë e ankimimit në Cas të Losanna. E ndërsa diskutohet për paratë, kërkohet ende një shpjegim për vdekjen absurde të një djaloshi 29 vjecar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI