Flash

Video/ Real shmang turpërimin në Bernabeu: Brugge lëshon fitoren vetëm me 10 lojtarë

Lapsi.al 1 October 2019
Video/ Real shmang turpërimin në Bernabeu: Brugge lëshon fitoren

Humbja e pësuar në debutimin në Champions League, kundër PSG, nuk do të ishte asgjë në krahasim me atë që u projektua në 45 minutat e para në Santiago Bernabeu nga Brugge. Por Blancos ndryshuan marsh në pjesën e dytë duke arritur barazimin 2-2, vetëm kur belgët mbetën me 10 lojtarë. Real kryen detyrën përgjysëm dhe vetëm pjesërisht fshin mitin e Bruges. Ende të pamundur në këtë sezon mes kampionatit e kupave, belgët në dy precedentët e kësaj sfide, që i takojnë 1976, nuk kanë humbur: në llogari të Bruges janë një barazim e një fitore. E megjithatë merengues, kundër cdo parashikimi, kanë një pikë në dy ndeshje në Grupin A.

Rezultati u zhbllokua pas vetëm 10 minutash, kur në kundërsulm e më shumë fat, Dennis arrin të mposhtë Courtois e të realizojë 0-1. Në disavantazh, Real insistoi më shumë drejt portës, duke krijuar shumë raste, por goditjet e Modric e Kroos, veprimet e Benzema e 8 goditjet e këndit të fituar nga Blancos nuk sollën barazimin. Përkundrazi. Në të 39' Bruges dyfishoi akoma me Dennis, me një kundërsulm që theu gjithë prapavijën madrilene.

Në pjesën e dytë, Real Madrid nxorri në pah krenarinë, duke u futur në lojë me një goditje me kokë të Sergio Ramos, që mposhti Mignolet me kokë. Bruges rezistoi mbi cdo shpikje të mundshme të Modric e Hazard, deri në momentin kur mbeti me 10 lojtarë, për shumë kartonësh të verdhë të Vormer. Edhe një herë në goditje standarde, Real shënoi, këtë herë me Casemiro, që shpëtoi Zidane nga turpërimi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI