Flash

Skandali/ Postim për shokun tek Manchester City: Bernardo Silva nën hetim për racizëm

Lapsi.al 2 October 2019
Skandali/ Postim për shokun tek Manchester City: Bernardo Silva nën
Racizmi është në qendër të diskutimeve në Angli, aq shumë sa ndonjëherë fajtorë po bëhen edhe ata që nuk kanë. Bernardo Silva, mesfushor i Manchester City, është akuzuar nga Football Association, federata angleze e futbollit, për sjellje të pahijshme. E gjithë cështja ka nisur nga një tweet i futbollistit për shokun e skuadrës Benjamin Mendy: një foto e mbrojtësit francez fëmijë, të cilës i është vënë pranë logo e një marke të njohur cokollatash spanjolle me dedikimin e portugezit "Gjeje kush?" me një emoticon që qesh. Qëllimi i Bernardo Silva nuk kishte të bënte fare me racizmin e, menjëherë sapo e kuptoi gabimin, mesfushori i City e fshiu postimin. Shoqatës anti-raciste Kick It Out nuk i ka shpëtuar postimi e ka proceduar duke sinjaliazuar Football Association. Tani portugezi akuzohet për dhunim të agravuar të rregullave Fa për "referime të pahijshme për racën, ose ngjyrën ose origjinën etnike" e duhet të prezantohet për tiu përgjigjur pyetjeve mbi cështjen brenda 9 tetorit. Gjithnjë përmes Twitter futbollisti, i tronditur nga cështja, ka postuar mendimin e tij: "Can’t even joke with a friend these days... You guys..." (Nuk mund as të bëj shaka me një mik në këto ditë ... Djema ...).

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI