Flash

"Xheloz për suksesin e Dolberg": hajduti i orës 70 mijë euro rrëfen motivin

Lapsi.al 2 October 2019
"Xheloz për suksesin e Dolberg": hajduti i orës 70 mijë
"E bëra ndoshta për pak xhelozi, jo për fitimin por për ndrydhjen e pakënaqësinë që më bën të ndjej fakti që nuk merresha në konsideratë". Këto janë motivet që e kanë shtyrë Diaby-Fadiga drejt gjestit që i kushtoi vendin e punës tek Nice. Sulmuesi i vodhi shokut të skuadrës Dolberg një orë me vlerë 70 mijë euro. Në një postim të gjatë në Instagram djaloshi i kërkoi ndjesë tifozëve dhe shokëve të skuadrës. "Të gjithë tifozëve që më kanë pritur krahëhapur që kur isha 14 vjec i detyrohem shpjegim", fillon kështu mesazhi i gjatë i Diaby-Fadiga. 18 vjecari francez kërkon ndjesë, e shpjegon se e ka bërë gjestin i shtyrë "nga xhelozia" e sukesit të shokut: "Pasi kam mbajtur me krenari këtë fanellë, kam qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë e rikthimi im me moshat u shënua nga një karton i kuq. Isha mendërisht i tronditur, e ndërkohë i goditur nga suksesi në fushë i Kasper". pasi e kuptoi veprimin e rëndë, djaloshi u rrëfye: "Shkova tek Dolberg, tek tekniku Vieira, tek kapiteni Dante, ppër të marrë përgjegjësitë e mia. E dëmshpërbleva Kasper, por tashmë e keqja ishte bërë...". Tani pjesa më e vështirë, të linte atë fanellë që mbante prej 8 vjetësh: "Është dënimi më i rëndë. Shpresoj të përqendrohem në fushë kur e gjithë kjo të jetë një kujtim i shëmtuar". E kush e di, ndoshta ky episod i shëmtuar mund ti shërbejë si mësim Diaby-Fadiga.
View this post on Instagram

#ldnine

A post shared by Lamine Diaby Fadiga (@ldnine9) on

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI