Flash

"Mbi fanellën e tyre shkruhet respekt..." Conte, një stuhi kundër arbitrit e të dielën vjen Juventus

Lapsi.al 3 October 2019
"Mbi fanellën e tyre shkruhet respekt..." Conte, një stuhi

Goli i shpejtë i Lautaro Martinez iluzionoi Inter, që pastaj doli i mundur 2-1 nga Barcellona; Conte kthehet në shtëpi pa pikë, por me një përfaqësim me karakter e disa keqardhje e kontestime: "Pas një ndeshje të tillë meritonim më shumë, duhet të ishim më të aftë në rastet që krijuam sepse e vumë në vështirësi Barcelonën. Jam i hidhëruar sepse pashë disa situata që u drejtuan në një farë mënyre. Pati shumë gjëra që nuk më pëlqyen që në fillim. Ndjesia nga pankina ishte negative, nuk na pëlqeu".

Penalltia e pretenduar që nuk iu dha Sensi është një nga episodet, por jo i vetmi për Conte: "Arbitri më dha karton të verdhë dhe më tha se do të më përjashtonte në protestën më të afërt. Mbi fanellën e tyre shkruhet respekt e unë atë kërkova, sepse arbitrat duhet të kenë respekt për kë vjen në Barcelonë të luajë futboll. Respekti duhet të jetë reciprok, vazhdoj e ndjej hidhërim sepse po flasim për një arbitër me eksperiencë e jo ndonjë që sa ka ardhur dhe mund të kondicionohet".

Për sa i përket ndeshjes: "E vumë në vështirësi Barcelonën, por nuk e mbyllëm dot ndeshjen. Në pjesën e dytë doli në pah kualiteti i Barcelonës e ne u gjendëm në vështirësi fizike. Rezultati nuk ishte i duhuri".

Nuk ka kohë për të humbur sepse në kampionat vjen Juventus: "Duhet të kurojmë plagët e kësaj humbje të pamerituar. Vazhdojmë të punojmë për të qenë akoma më të fortë në të ardhmen. Kemi nisur një rrugë me këta djem, që për disa ishte debutimi në Champions".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI