Flash

Icardi në Milano për Inter-Juve, por jo në stadium: ka një prapaskenë me Gallianin

Lapsi.al 5 October 2019
Icardi në Milano për Inter-Juve, por jo në stadium: ka një

Nga lamtumira e tij tek Interi ka kaluar më pak se sa një muaj, një lamtumirë që i ka bërë mirë Mauro Icardit, por edhe zikaltërve: “Rrugët e Interit dhe të argjentinasit mund të kthehen përsëri në kryqëzim verën e ardhshme nëse Paris Saint Germain nuk do të paguajë 70 milionët e nevojshme për ta blerë. Për momentin, në fakt, të gjithë janë të lumtur dhe të kënaqur edhe pse të ndarë”, shpjegon Corriere dello Sport. Sulmuesi do të jetë i impenjuar sot në Parc de Prince ndaj Angers, por menjëherë pas ndeshjes do të kthehet në Milano për të kaluar ndonjë ditë me familjen, por jo për të qenë në stadium për derbin e Italisë, aty ku ka thëenë gjithnjë fjalën e tij. Nesër mbrëmje, për më tepër, në momentin e vërshëllimës së fillimit të derbit të Italisë do të jetë në qytet, praktikisht në papafingon e tij me pamje nga San Siro.

Ka një prapaskenë në lidhje me transferimin e Icardi tek PSG. E cuditshme pro krejtësisht e vërtetë, një ish-milanist ka folur mirë për argjentinasin. Atë që nuk e bënë interistët. Leonardo është i kënaqur që e ka tashmë në skuadër, por sipas Corriere, në orët përpara përfundimit të marrëveshjes ka folur me Adriano Galliani, që e ka siguruar për seriozitetin e argjentinasit. Leo kishte nevojë të kuptonte nga një...jo interist çfarë kishte ndodhur dhe ish-administratori e ka ndihmuar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI