Flash

Tottenham për Guinnes, 10 gola të pësuar në katër ditë. Pochettino: "I kërkoj ndjesë tifozëve"

Lapsi.al 5 October 2019
Tottenham për Guinnes, 10 gola të pësuar në katër

Nuk e kishte imagjinuar kurrë Tottenham që, nga finalja e Champions League në sezonin e kaluar, do të numëronte një bilanc të tillë pasiv golash në startin e sezonit të ri. Dhjetë gola të pësuar nga Spurs në vetëm katër ditë, mes kampionatit e Champions, janë për rekord Guinnes negativ që skuadra e Pochettino ka fiksuar pas përballjeve me Bayern Munchen dhe Brighton & Hove Albion. Bavarezët i shkatërruan me një 2-7 në Londër, që pasoja i pati edhe të shtunën në transfertën me Brighton, nga ku dolën të mundur 3-0.

"Dëmtimi i Lloris kondicionoi ndeshjen. Nuk mund ti heqim meritat Brighton, por sigurisht e gjitha kjo pati një impakt të madh". Kështu Mauricio Pochettino ka shpjeguar humbjen e dytë radhazi të formacionit të tij. "Provuam të gjenim zgjidhje të tjera në pjesën e dytë, por nuk patëm fat dhe me 3-0 ndeshja ishte e mbyllur dhe shihej. Dua ti kërkoj ndjesë tifozëve dhe ti falenderoj për sforcot e tyre. Për Hugon duhet të presim, por nuk besoj se situata është e mirë. E pamë të gjithë nga fusha - pranon tekniku argjentinas - në momentin e rrëzimit".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI