Flash

Femrat po shkatërrojnë karrierën e Courtois: Mundo Deportivo zbulon problemin e portierit të Real

Lapsi.al 5 October 2019
Femrat po shkatërrojnë karrierën e Courtois: Mundo Deportivo

Pas një burri të suksesshëm është gjithnjë një grua e suksesshme. Por kur gratë shtohen në numër cfarë ndodh? Duhet pyetur Thibaut Courtois, q kohët e fundit nuk duket aspak në maksimumin e formës. Që kur mbërriti tek Real Madrid, portieri belg nuk gjen paqe. Vitin e kaluar e pa shpesh Keylor Navas ti merrte vendin. Tani, mes gabimesh, fishkëllimash e problemesh, po e detyron Zizou të nxjerrë në fushë Areola. Sipas gazetave spanjolle, në jetën e tij sentimentale duhet krkuar problemi. Mundo Deportivo shpjegon kush janë gratë që po trondisin karrierën e Courtois.

E para është Marta Dominguez, mamaja e fëmijëve të portierit. Pikërisht nevoja e Courtois për të qenë pranë familjes ka sjellë vendimin për të lënë Chelsea e të kthehej në Madrid, ku ndonjë vit më parë, kur luante tek Atletico, Courtois njohu Martën. Vetëm se në atë moment, jeta sentimentale e portierit nuk ishte e thjeshtë. Në Londra, shpjegon Mundo Deportivo, portieri frekuentoi Jennifer Sanchez e sidomos Delayne Royle, vajzën që kujdesej për qentë e tij kur luante tek Chelsea. E për ta larguar nga situata të tilla, Marta bëri presion për kthimin në Madrid.

Dukej se gjithcka mund të shkonte mirë, duke qenë se në prezantimin tek Real, Dominguez erdhi bashkë me fëmijët, për ti treguar suportin. Por pas pak muajsh, Courtois përfundoi në faqet e para, këtë herë për një flirt me prezantuesen Alba Carrillo. Një histori e filluar keq dhe e mbyllur edhe më keq, mes fotografimeve zënkave, e debateve në shtyp. Një motiv më shumë për të shpërqendruar Courtois, që nga kjo histori nuk e ka marrë ende veten. Në fund, nga shumë gratë e këtyre viteve, ka mbetur vetëm Marta, që solli fëmijët në derbin me Atletico. Por si tregonte Sanchez: “Courtois ishte feminist. E besoj është ende”. Nuk duket gjë e mirë për të ardhmen e portierit në Madrid…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI