Flash

Video/ Tirana nuk fiton as në Vlorë: bardheblutë zbulojnë gabimin në protokoll, kërkojnë fitoren në tavolinë

Lapsi.al 5 October 2019
Video/ Tirana nuk fiton as në Vlorë: bardheblutë zbulojnë

Tirana nuk fiton për të tretën ndeshje radhazi, e këtë herë përballë vendit të fundit në renditje. Në Vlorë përballë Flamurtarit bardheblutë nuk shkojnë më shumë se 2-2, të dënuar nga një autogol në shtesë i Michael Ngo’o. Ardian Mema rrezikon shumë tani: “Na mungon qetësia dhe ndeshja e Partizanit ka lënë gjurmë në ekip. E administruam ndeshjen, falëm. Kishim çdo gjë në dorë, dhe mbaroi kështu si mbaroi” u shpreh tekniku, që ka bërë të qartë se orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të: “Për pjesën e Hoxhallarit, bëni mirë të pyesni klubin, është vendim administrativ i klubit, jo i imi. Për pjesën time, do flas me Halilin, është momenti të flasim. Nëse ekipi luan keq, është gabimi im”.

Atë që nuk e morën në fushën e lojës bardheblutë kërkojnë ta fitojë në tavolinë. Klubi i Tiranës ka reklamuar një gabim në protokoll, pasi në pjesën e dytë, trajneri Dritan Sadedini hodhi në fushë 18-vjeçarin, Ariel Muçollari, në vend të mbrojtësit Sarris, por emri i tij nuk figuron në protokollin e ndeshjes. Tashmë, kjo çështje me shumë mundësi do i kalojë komisioneve të FSHF-së, për të vendosur mbi fatet e kësaj sfide.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI