Flash

Reina nga ferri në parajsë: Milan fiton me përmbysje, por spanjolli priti penalltinë në fund

Lapsi.al 5 October 2019
Reina nga ferri në parajsë: Milan fiton me përmbysje, por

Ndodh e pamundura, por në fund festa është e Milan. Kuqezinjtë marrin frymë, duke gjetur suksesin pas tre humbjeve radhazi. Reina nga fajtor për golin e 1-0 të Genoa, bëhet heroi për penalltinë e pritur ndaj Schone në kohën shtesë. 1-2 në Ferraris tregon një Genoa që iluzionohet pas golit të Schone në goditjen e dënimit në fund të pjesës së parë, ku vendimtar ishte Reina me gafën e bërë.

Portieri zëvendësoi Donnarumma që u dëmtua gjatë nxemjes, por gati fundoi Giampaolon me atë që bëri. Goli i Theo Hernandez me rifillimin e lojës i ktheu kuqezinjve besimin e humbur, përpara se 90 minutat të vendoseshin nga goli vendimtar i Kessié me penallti (faull i Biraschi, që u ndëshkua me karton të kuq, pas thërritjes nga Var).

Giampaolo gjeti të gjitha lëvizjet në pushim të ndeshjes, duke ndryshuar fatet e lojës: Leao mori vendin e Piatek e Paquetà zëvendësoi Calhanoglu. Kuqezinjtë kishin ritëm, vertikalizime dhe dëshirë për të përmbysur rezultatin dhe golat e Theo Hernandez e Kessie i dhanë frymëmarrje Giampaolos në pankinë.

Gjërat u komplikuan kur forcat në fushë u barazuan: kartoni i dytë i verdhë për Calabria dhe Genoa tentoi me dëshpërim të mos dilet e mundur nga kjo sfidë. E pikërisht në të 44' Kouame në kontakt me Reina fiton penalltinë e konfirmuar me Var. Do ishte kapaku për mbrëmjen e errët të spanjollit, por Reina këtë herë kuptoi goditjen e Schone dhe shpëtoi fitoren e Milan.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI