Flash

"Majmun, kafshë...": kërcënime e fyerje për Choudhury për faullin ndaj Salah

Lapsi.al 6 October 2019
"Majmun, kafshë...": kërcënime e fyerje për

Është Hamza Choudhury, 22 vjecari mesfushor i Leicester, viktima e rastit të pafund të racizmit në futbollin anglez. Pas ndeshjes së Premier League, humbur 2-1 nga Foxes kundër Liverpool, rrjetet sociale janë mbushur nga fyerje e kërcënime kundër futbollistit - me baba nga Karaibet e të ëmën nga Bangladeshi - fajtor që shkaktoi dëmtimin e Mohamed Salah me ndërhyrjen e tij të ashpër. Një faull që mori kritikat e të gjithëve, duke filluar nga Jurgen Klopp, ndoshta edhe për faktin se kjo ndërhyrje pasoi atë mbi Matt Ritchie të Neëcastle: "Hamza është një lojtar super, në prespektivë e madhe, por duhet të qetësohet", ka thënë tekniku i Reds pas ndeshjes.Në rrjetet sociale sulmet degjeneruan: "majmun", "kafshë" e gjithë pjesa tjetër ka reperton racist.

Rasti i Choudhury ka pasuar kështu episode të shumtë në muajt e fundit në Angli, mes të cilëve Marcus Rashford, Tammy Abraham, Kurt Zouma e Paul Pogba. "Jemi të neveritur nga këto komente", ka bërë të ditur Leicester përmes zëdhënësit të tij. "Klubi ka denoncuar këto fraza në polici e në platformat sociale ku janë publikuar. Diskriminimi nuk mund të ketë vend në futboll, ashtu si në asnjë shoqëri. Duam që autorët e këtyre komenteve të marrin dënimin më të rëndë të mundshëm".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI