Flash

Lista Reja: Seferi dhe Selahi, debutuesit kundër Turqisë e Moldavisë

Lapsi.al 6 October 2019
Lista Reja: Seferi dhe Selahi, debutuesit kundër Turqisë e

25 lojtarë dhe 9 në dispozicion për dy transferta shumë të rëndësishme. Seleksionimi i teknikut të Kombëtares Edy Reja ka risi dhe befasi, që vërtetë një pjesë të tyre italiani i ka shpjeguar në konferencën për shtyp, por nga ana tjetër tregon guximin e teknikut për të rinovuar skuadrën, në kohën kur rezultatet e këtyre ndeshjeve janë vendimtare për objektivin kualifikim të kuqezinjve.

Reja ka lënë jashtë Mavrajn e Sadikun, me shpjegimin elegant të kërkesës së tyre dhe operacionit të kapitenit, ka kaluar në listë dispozicioni Xhakën dhe kjo është domethënëse për një lojtar që ka bërë zhurmë edhe kur nuk ishte në formacion. Janë konfirmuar ndërkohë emrat e Kumbullës, që vjen nga goli në Serie A, Bares dhe Qoses të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni.

Italiani i ka besuar dy zgjedhjeve të reja: talenti i Twente, Lindon Selahi dhe ai i Young Boys Taultant Seferi, protagonist në Europa League. Në dispozicion, në rast të ndonjë dëmtimi të mundshëm të 25 lojtarëve të përzgjedhur, krahas Taulant Xhakës, janë edhe Uzuni, Balliu, Aliji, Vrioni, Memolla, Çekiçi, Broja dhe Kaçe.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI